Lot në studio, rrëfimi i vështirë i Angelo për të vëllanë: tregon luftën me të cilën përballet
Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes në Big Brother VIP ishte rrëfimi i Angelo Harunit, i cili për herë të parë ndau publikisht një histori shumë personale dhe të dhimbshme nga jeta e tij familjare.
Mes lotësh, Angelo foli për betejën e vëllait të tij me varësinë ndaj heroinës, një luftë e vështirë që ka rrezikuar seriozisht jetën e tij.
Historia e dhimbshme e vëllait të Angelos
Angelo tregoi se vëllai i tij kishte nisur punë që në moshë të re, ashtu si ai vetë, por ndikimi i ambientit dhe shoqërisë e çoi drejt një rruge të rrezikshme.
Angelo: “Vëllai im nisi punë 16 vjeç si unë. Ndoshta shoqëria e futi në një luftë me varësinë ndaj heroinës, dhe ndoshta është ende duke luftuar me të.”
Ai përshkroi edhe një nga momentet më kritike, kur familja u përball me rrezikun më të madh.
“Pati një moment kur u detyruam të thërrasim ambulancën sepse kishte bërë overdose. Mendonim se po flinte, por kuptuam që nuk jepte asnjë shenjë,” rrëfeu ai.
Ndjenja e fajit dhe arsyeja e hyrjes në Big Brother VIP
Angelo foli hapur edhe për ndjenjën e fajit që e ka shoqëruar për vite me radhë.
“Mbushesha me një ndjenjë faji që nuk isha pranë tij për vite, sepse isha fokusuar te karriera dhe jeta ime,” u shpreh ai.
Ai theksoi se hyrja e tij në Big Brother VIP nuk ka ardhur për famë apo karrierë.
“Nuk jam futur në Big Brother për famë. Vij vetëm për familjen,” tha Angelo.
Mesazhi prekës për të vëllanë
Rrëfimi u mbyll me një