“Kanë lindur ndjenja?” Debati për Selin–Miri, opinionistët ndahen në BBV

“Kanë lindur ndjenja”, çfarë po ndodh mes Selin dhe Mirit? Opinionistët të dyzuar

Raporti mes Selinës dhe Mirit vijon të jetë një nga temat më të diskutuara në Big Brother VIP, duke nxitur reagime të forta edhe në studion e spektaklit.

Dy opinionistët, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, ndanë mendime të ndryshme mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, duke krijuar debat mes tyre.

Arbër Hajdari: “Kanë lindur ndjenja”

Sipas Arbër Hajdarit, raporti mes Selinës dhe Mirit ka kaluar kufijtë e një aleance loje.

Arbër Hajdari: “Kam përshtypjen se kanë lindur ndjenja. Është normale që një vajzë e re të krijojë ndjenja, por nuk e shoh aspak normale nga ana e Mirit, sepse në dijeninë time ai ka një martesë.”

Ai shtoi se Miri duhet të ishte më i kujdesshëm në sjelljen e tij.

“Mendoj se e ka tepruar në këtë marrëdhënie. Mund të ketë nisur si aleancë, por në vazhdim… Selina ka gjetur përkrahje te Miri,” u shpreh Hajdari.

Monika Kryemadhi: “E shoh si raport miqësor”

Në anën tjetër, Monika Kryemadhi e sheh situatën ndryshe, duke theksuar karakterin e Mirit.

Monika Kryemadhi: “Unë e shikoj Mirin në këndvështrimin e xhentilit. Ai është xhentil me të gjitha vajzat.”

Hajdari e kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se Miri nuk sillet njësoj me të gjitha vajzat.

Deklarata që ndezi studion

Debati u ashpërsua kur Monika Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë, por njëkohësisht ironike.

“Ore unë kisha shku e kisha qit për flokësh vajzën time… por unë nuk dua ta besoj këtë gjë,” tha ajo.

Ndërsa Hajdari sugjeroi se situata do të ishte ndryshe nëse Miri nuk do të ishte i martuar.

Debati mbi raportin Selin–Miri mbetet i hapur dhe vazhdon të ngjallë reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe në studio.

Leave a Comment