Lorna xheloze për raportin Miri–Seli? Çfarë po ndodh në BBV

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin? Çfarë po ndodh mes tyre në Big Brother VIP

Gjatë prime-t të sotëm të Big Brother VIP u diskutua gjerësisht dinamika mes Selin, Mirit dhe Lornës, duke ngritur pikëpyetje mbi ndjenjat, afrimitetin dhe mundësinë e xhelozisë mes banorëve.

Miri dhe Lorna pranuan se njihen prej vitesh, por sqaruan se raporti i tyre nuk ka qenë kurrë i afërt, ndonëse në shtëpi janë krijuar situata që kanë sjellë konfuzion.

Lorna flet për marrëdhënien me Mirin

Lorna tregoi se njohja e tyre daton shumë vite më parë, gjatë një programi në Top Channel, por pa vijuar më tej në një raport personal.

Lorna: “Ne njihemi disi jashtë përpara shumë vitesh, por nuk kemi pasur një raport të afërt. Prej vitesh nuk kemi pasur kontakt. Në shtëpi ka pasur afrimitet dhe konfuzion.”

Ajo shtoi se mes tyre ka ekzistuar një lloj harmonie komunikimi, që ka krijuar keqkuptime.

“Ne kemi një raport që plotësojmë njëri-tjetrin. Ia thash edhe Kristit që kur nis të flasë dikush, tjetri e plotëson. Ka qenë një lloj endjeje,” u shpreh Lorna.

Miri sqaron raportin me Lornën dhe Selin

Nga ana tjetër, Miri mohoi çdo lloj marrëdhënieje romantike me Lornën, duke theksuar se njohja e tyre ka qenë sporadike dhe pa intimitet.

Miri: “Ka 10 vite që jemi takuar në një lokal. Ka qenë një takim jo shumë miqësor. Nuk kam qenë asnjëherë vetëm për vetëm me Lornën.”

Ai theksoi se deklaratat e tij të mëparshme kanë qenë thjesht batuta dhe jo të mirëqena.

A ka xhelozi për Selin?

Diskutimi u ndez edhe më shumë kur u përmend afrimiteti i Mirit me Selin, me të cilën ai ndan edhe shtratin në shtëpi.

“Krevatin që e ndaj me Selin, ishte fati im që e zgjodhi Krisi. Pastaj vazhduam me atë linjë,” tha Miri.

Sa i përket mundësisë që Lorna të ndihet xheloze, Miri u shpreh i paqartë, por bëri një deklaratë të fortë.

Miri: “Nëse Lorna ndihet xheloze se ndaj shtratin me Selin, nuk e di. Por më afër konsideroj Selin. Është një marrëdhënie dukshëm më afër, më e çiltër, më e pastër dhe më e sinqertë.”

Situata mes tre banorëve vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara në Big Brother VIP, duke shtuar tensionin dhe kuriozitetin e publikut.

Leave a Comment